Që prej fillimit të këtij vitit ato janë të pandara dhe tashmë janë gati për hapin e madh. Modelja Cara Delevingne ka ftuar aktoren Michelle Rodriguez që të jetojë me të në Londër.

Mësohet se të afërmit e modeles 21-vjeçares janë dakort me të, ndërsa tashmë pritet vendimi i aktores amerikane. 35-vjeçarja e bërë e famshme me rolet ‘e saj të forta’ në shumë filma, sidomos në “Fast and Furious” dhe Cara janë fotografuar së bashku në Los Anxheles duke ndjekur një ndeshje basketbolli.

Por më shumë se sa sporti, ato ishin të interesuara ndaj njëra-tjetrës dhe pamjet flasin vetë për këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA