Konçesionet nën vëzhgim

01/02/2014 00:00

Të gjitha konçesionet e dhëna vitet e fundit do të monitorohen nga qeveria dhe treguesit e kompanive konçesionare do të përcaktojnë dhe të ardhmen e tyre.

Gjatë një inspektimi të kryer në portin më të madh të vendit, ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto u shpreh për nevojën e treguesve të lartë dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve në portin e Durrësit, në mënyrë që ai t’i përgjigjet konkurrencës së lartë në rajon, për ta bërë këtë port më tërheqës për bizneset e huaja dhe vendase.

“Për të ardhmen ne do t’i shërbejmë sa më mirë këtyre objektivave: rritjes së konkurrencës dhe shërbimeve të portit, duke rivlerësuar nëse është e nevojshme edhe kontratat e dhëna për këto shërbime. Interesi ynë madhor është që ky të jetë një nga portet më cilësorë në rajon, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e operatorëve që e menaxhojnë”, deklaroi Haxhinasto.

Pas një takimi me drejtuesit e portit, ministri Haxhinasto, i shoqëruar dhe nga drejtuesit e kompanisë gjermane konçensionare, vizituan nga afër terminalin e udhëtarëve, si dhe një nga tragetet e linjës Durrës-Bari, për t’u njohur me kushtet e lundrimit dhe ato të trageteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA