
Në Angli vazhdon gjyqi ndaj ish-gazetarëve dhe redaktorëve të “News of the World” të përfshirë në skandalet e përgjimit, që dolën në dritë në vitin 2011, e ku nuk ishte kursyer as familja mbretërore.
Pjesë e rrjetit të përgjimeve ishin politikanë, artistë, muzikantë dhe aktorë me famë botërore. Në listë është edhe Siena Miller, Daniel Craig dhe Jude Law. Treshja e aktorëve janë thërritur në gjykatë për të dëshmuar mbi përgjimet e telefonave të tyre nga “NotW”.
Përgjimet nxorrën në dritë tradhëtinë pas krahëve të Jude Law, të Sienna Miller dhe Daniel Craig në vitin 2005. Të tre aktorët ishin miq në atë kohë, ndërsa Miller dhe Law kishin bërë publike romancën e tyre.
Në seancën e radhës gjyqësore, Miller u thërrit të dëshmojë për një mesazh zanor të lënë në telefonin e Daniel Craig, i cili përfundonte me fjalët “Të dua”.
“Hi. It’s me. Can’t speak. I’m with Jude. I love You” (Përshendetje. Jam unë. S’mund të flas për momentin sepse jam me Jude. Të dua), ishte mesazhi i lënë prej Miller në sekretarinë e aktorit të James Bond.
Por pavarësisht këtij mesazhi, aktorja tha se me Craig nuk kishte asgjë serioze, por thjesht një ‘lidhje e momentit’ pasi ata ishin miq dhe se me frazën “të dua” mbyllte të gjitha telefonatat e saj me Craig.
Dikur miq. Sienna Miller, Jude Law dhe Daniel Craig ne nje foto te vitit 2004
Top Channel