Sekreti i formës fizike të Heidi Klum

31/01/2014 00:00

Heidi Klum ka pozuar për kopertinën e revistës ‘Women’s Health’ dhe ka zbuluar për revistën sekretet e fizikut të saj fantastik.

Supermodelja 40-vjeçare thotë se nuk ka kohë të shkojë rregullisht në palestër, por mundohet që të bëjë sa më shumë ushtrime fizike gjatë ditës: “Dal me fëmijët për ecje, bëj not në pishinë ose vrapoj në rrugët e Nju Jorkut me qentë e mi.”

Stërvitja i duhet më shumë se asnjëherë tjetër tani Heidi-t: “Metabolizmi ndryshon kur arrin moshën 40-vjeçare. Nëse ja shkel me ushqimin, duhet të stërvitem edhe më shumë për të ruajtur formën. Nuk ha bukë dhe makarona edhe pse më pëlqejnë shumë.”

Heidi Klum gjithashtu tha se ndihet shumë rehat me pamjen e saj fizike: “Gjithmonë jam ndjerë mirë me trupin tim dhe ende ndihem mirë, por kurrë nuk kam shkuar në palestër me reçipeta sportive dhe pantallona të shkurtra për të treguar format.”

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta