Korçë, protestë për apartamentet

31/01/2014 00:00

Me strehë dhe pa strehë, ky është shqetësimi i 40 familjeve të cilat
vite më parë përfituan apartamente nga programet e shtetit, por tani
rrezikojne të dalin jashtë.

Pas vitesh sorollatje neper dyert e institucioneve dhe gjykatave 40 familje te cilat kane perfituar apartamente banimi ne vitin 2006 rrezikojne te dalin ne rruge sepse nuk kane nenshkruar ende kontraten. Familjet jane strehuar ne vitin 2006 dhe sipas ligjit te atehershem duhet te paguanin nje shume te vogel lekesh, por atyre nuk iu eshte nenshkruar kontrata nga Enti i Banesave nderkohe qe ne vitin 2007 hyn ne fuqi nje ligj i ri sipas te cilit keta banore duhet te paguajne apartamentet qe kane mare me çmimet e tregut.

Nga ana e saj bashkia u ka dhene sqarimin e vetem se nese nuk nenshkruajne kontratat dhe te nisin pagesat sipas ketyre kritereve ndaj tyre do te meren masa qe mund te arrijne deri ne nxjerrjen e tyre nga apartamente.

Ajo qe e rendon me teper situaten sipas ketyre banoreve eshte fakti se me kontraten e re fillimisht ata konsiderohen qeramares dhe pas 5 vitesh u lind e drejta e privatizimit por edhe kete ata e shohin me dyshim sepe nuk kane sigurine qe ajo do te zbatohet.

Top Channel