E bukur dhe e shpenguar, e dashura e re e Bloom

31/01/2014 10:25

E bukur dhe e shpenguar… këta janë dy mbiemrat që do të përcaktonin më mirë francezen Nora Arnezder, aktoren që ka fituar zemrën e hollivudianit Orlando Bloom.

Së fundmi, në internet u publikuan disa foto të nxehta të aktores 24-vjeçare, të cilat e tregojnë atë tre vjet më parë duke shijuar “top-less” një nga plazhet piktoreske spanjolle, së bashku me kolegun Manuele Melenotti, i  cili çuditërisht ka një ngjashmëri të habitshme me Bloom.

Për Orlandon, Nora është lidhja e parë serioze që prej ndarjes me supermodelen Miranda Kerr, me të cilën ka një djalë.


Aktorja Nora Arzeneder, aktorja nuk shfaq asnje limit ne plazh, e shoqerua rme miqte e saj. Ne vazhdim, 24-vjecarja e tepron ne sy te te gjitheve me nje mikeshe

Pa dyshim, pamja e saj e mrekullueshme, por edhe lirshmëria e habitshme që Arnezder shfaq duket se ishin armët kryesore që e bënë të fitonte zemrën e hollivudianit.

Në një intervistë të publikuar gjatë javës për revistën “Esquire”, Nora fliste hapur për seksin dhe dëshirat e saj në jetën intime.

E pyetur midis të tjerash se sa kohë duhet të njihte një mashkull përpara se të shkonte me shtrat në të, aktorja deklaroi se “mund të ndodhë edhe në takimin e parë nëse krijohen kushtet”.


Bloom, me ish-bashkeshorten Kerr dhe djalin e tyre. Ne foton ne vazhdim, aktori dhe supermodelja ne kohen e tyre te lumtur bashke

Orlando Bloom, është i  paralajmëruar…

Top Channel