“Qelizat më frikësuan për një tumor”/ Aulona Musta rrëfen vitin më të vështirë: Fitoj para nga sharësit, politikën ua kam lënë influencerave Libri “Ditari i tranzicionit ekonomik” ka qenë fokusi i një forumi të organizuar nga Akadamia e Shkencave, ku ishin të pranishëm anëtarë të këtij institucioni dhe ekspertë të njohur të ekonomisë.
Një botim i autorit Anastas Angjeli, libri trajton profilin e ri, që duhet të ketë ekonomia shqiptare, tashmë në fund të tranzicionit.
“Është kjo arsyeja, që në krye të fjalës qëndron pikërisht ky riorientim i ekonomisë, riprioritizimi i ekonomisë në drejtim të rritjes ekonomike, dhe natyrisht mbi këtë bazë – siç e thashë – ka mendime të ndryshme, por sot, baza teorike e këtij modeli, të një riorientimi të prioriteteve ekonomike është konsoliduar”, është shprehur Anastas Angjeli.
Libri synon të identifikojë sektorët, që duhet të udhëheqin zhvillimin ekonomik, në kushtet kur kriza i ka shteruar tashmë disa nga burimet tradicionale të rritjes ekonomike, duke çuar në ngadalësimin e fort të saj.
Top Channel