Basha: Abuzim me borxhet

31/01/2014 00:00

Në tryezen për ekonominë me përfaqësues të bzinesit, Partia Demokratike
akuzoi Qeverinë se po përkeqëson çdo dite treguesit e ekonomisë së
vendit, veçanerisht treguesit e borxhit publik.

“Qeveria ka marrë 400 milionë dollarë borxh në tre muaj për të larë borxhet e biznesit dhe ka larë vetëm 30 milionë dollarë. Ndërkohë që Qeveria paraardhëse, për të njëjtën periudhë kohe të një vitit të vështirë si 2012 pagoi katër herë më shumë. Në 8 muajt e parë të 2013 u paguan 80 milionë dollarë rimbursim TVSH-je dhe në tre muaj Qeveria e re ka paguar më pak se 8 milionë, si total”, tha Basha.

Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha, i nxiti perfaqesuesit e biznesit ata te ngrejne zerin, per ate qe opozita e cileson si nderhyrje te paligjshme ne sistemin tatimor dhe qe sipas saj perben nje nga ngjarjet me te renda te 20 viteve te fundit, duke kopjuar të dhënat konfidenciale të bizneseve.

“Përtej të qenit një çështje korrupsioni, të tipit mafioz,të tipit të presionit, ja ku i kam të dhënat, ja si borxh ke, hajde merremi vesh, ose përndryshe…’ është edhe çështje e shkatërrimit të themelit të konkurrencës së lirë. Kush bën binzes me kë, në çfarë vlerash, prej sa kohësh, cilat janë linjat e furnizimit. Djalli ka dalë nga shishja dhe para se përballja e gjithësecilit prej jush veç e veç dhe e komunitetit të biznesit në tërësi, me pasojat e këtij akti kriminal, me përmasa të padëgjuara në ndonjë vend europian, të fillojë të ketë efekte mbi sigurinë fizike të sipërmarrësve dhe mbi konkurrencën e lirë është detyra jonë të shohim se çfarë mund të bëjmë dhe çfarë duhet të bëjmë së bashku”, tha Basha.

Por nga perfaqesuesit kryesore te biznesit, kjo çeshtje nuk u prek aspak dhe nuk u rendit ne asnje prej shqetesimeve qe ata ngriten per ekonomine, gje qe terhoqi vemendjen e kreut te opozites.

“Uroj që ngurrimi paraprak për ta cekur këtë, të mos jetë tregues i një dimensioni frike që tashmë ka nisur për shkak të tjetërsimit të këtyre të dhënave”, tha Basha.

Nje nga kerkesat e biznesit per opoziten ishte pjesemarrja e saj ne reformen administrativo-territoriale, proces qe te gjithe e cilesojne si te domosdoshem. Perfshire edhe Partine Demokratike. Por kreu i saj, Lulzim Basha beri te qarte se nuk ka nje qendrim te ri, perderisa Qeveria nuk jep garanci per nje vendimarrje konsensuale.

“Konsensusi është një parim nga i cili nuk mund të iket dhe këtë kemi deklaruar as më pak, as më shumë, presim reflektim e maxhorancës. Mirëpresim sugjerimet tuaja dhe presionin tuaj edhe ndaj mazhorancës për të kuptuar që konsensusi këtu nuk është as luks, as kusht, por është domosdoshmëri dhe jo vetëm niveli politik, por edhe në nivelin e grupeve të interesit, në nivelin e biznesit, nivelin e shoqërisë civile dhe në nivelin e qytetarëve”, tha Basha.

Top Channel