Venera Lumani: Jeta ime mes 3 kryeqyteteve

30/01/2014 00:00

Dita e Venera Lumanit, fitueses së “The Voice of Albania 2” është e mbushur me muzikë!

Pasi u shpall zëri më i mirë i shqiptarëve gjatë edicionit të kaluar, jeta e saj u përqendrua në Tiranë. Të kënduarit në emisione, çdo fundjavë “live”, regjistrime të këngëve të reja në studio e videoklipe…

“Jam shpërngulur në Tiranë pas fitores së Voice-t. Do të marr pjesë në Top Festin e këtij viti. E kam prezantuar këtë festival, por më mirë ndihem si këngëtare. Kam pasur edhe një ofertë për aktore, por e refuzova”, tha Venera në studion e “Pasdite në Top Channel”.

Do të na duhet të presim vetëm pak kohë përpara se të shohim të rejat që Venera ka rezervuar.

Aktualisht ajo është pranë publikut të dashur në emisionet e rëndësishme të Top Channel ku këndohet “live”. Paralelisht, Venera është çdo pasdite në studio duke regjistruar këngë të reja. Njërën prej tyre do të mund ta shijojmë shumë shpejt në festivalin e muzikës moderne “Top Fest 11”.

E nëse rutina e javës e mban në kryeqytet, fundjava sjell gjithmonë surpriza. Jo për faktin se do të jetë duke performuar “live” sesa për qytetin. Prishtina e Shkupi janë destinacionet më të shpeshta për Venerën dhe Lindin. Ata janë gjithmonë e më shumë bashkë… edhe profesionalisht!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA