Është Silva Agostini fituesja e edicionit të XX të Ekspozitës Ndërkombëtare Onufri, që zhvillohet çdo vit në Tiranë, pranë Galerisë Kombëtare të Arteve.

Shqiptarja që jeton në Gjermani u paraqit me një video të titulluar “E kuqe e përbashkët”, ku dy meshkuj mbajnë ekulibrin mbi kokën e njëri-tjetrit. Sipas shpjegimit të autores, forcat dhe tensionet e kundërta që paraqiten në këto imazhe, përfaqësojnë një elozh dyshimi si nga pikëpamja psiqike, ashtu edhe në përpjekjen ekstreme fizike, duke i qëndruar kështu edhe tematikës së vetë ekspozitës së këtij viti, e cila ishte: elozhe dyshimi.

Jutta Benzeberg, pjesëtare e jurise “Onufri XX”, thotë: “Nuk ishte e lehtë të zgjidhje fituesin. Zgjodhëm këtë vepër sepse kur ti kërkon dyshimin, sheh dy koka dhe dyshimet nisin nga koka. Për mua kjo ishte verpa më interesante.”

Në këtë edicion morën pjesë 12 artistë nga Shqipëria, Italia, Franca, Egjipti dhe Kosova. Ekspozita me punimet e tyre do të qëndrojë e hapur deri më 2 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA