
Anne Vyalitsyna ka pozuar për “Sport Illustrated” për nëntë vite me radhë dhe ka arritur të sfilojë në paradën e “Victoria’s Secret”.
27-vjeçarja ka qenë e lidhur me Adam Levine, këngëtarin e vlerësuar si mashkulli më tërheqës i 2013-s dhe me hiret e saj vlerësohet si një prej femrave më të bukura të botës.
Megjithatë, në një intervistë të publikuar në revistën “Ocean Drive”, modelja tregoi se nuk ndan të njëjtin vlerësim për veten dhe bukurinë e saj.
“E di që mund të ngjajë si klishe, por në të vërtetë asnjëherë nuk jam ndierë e bukur”, deklaroi modelja ruse, e cila nisi karrierën e saj si modele që në moshën 15-vjeçare.
“Në klasën time në gjimnaz isha më e gjata dhe më e dobëta. Asnjë djalë nuk më pëlqente. Kanë kaluar 12 vjet në botën e modelimit profesionist, por ende vazhdoj të kem gjëra që nuk më pëlqejnë tek vetja. Përshembull, nuk do të doja të isha kaq e bardhë. Asnjëherë nuk nxihem në plazh dhe do të doja që të kisha mundësi të haja më shumë pa shtuar në peshë. Ndonjëherë, nuk më pëlqejnë as qukat që kam në fytyrë”, tha modelja.
Top Channel