Tavo: Interpelancë me Nikollin

29/01/2014 00:00

Deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, ka
kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla për shkak
të mungesës së teksteve për shkollat e minoritetit grek.

“Sot kam depozituar kërkesë për interpelancë me ministren e Arsimit, znj. Lindita Nikolla, për çështjen e mungesës së teksteve shkollore në gjuhën amtare për shkollat e minoritetit grek. Ky është një shqetësim për të gjithë prindërit e këtij komuniteti ,që edhe pse në mënyrë të vazhdueshme kanë kërkuar zgjidhjen e këtij problemi në qeverinë e mëparshme, problemi nuk ka gjetur ende zgjidhje, e fatkeqësisht vazhdon e njëjta situatë”, u shpreh Tavo në një dalje publike për mediat. Sipas tij nga 2680 tekste që nevojiten për arsimin e detyrueshëm kanë ardhur vetëm 367 , pra 13.6 % e tyre. Ndërsa për arsimin e mesëm, nga 35 tituj nuk ka ardhur asnjë prej tyre .

“Janë 1010 nxënës, prej të cilëve 200 të arsimit të mesëm, të cilët në mungesë të teksteve të sipërpërmendura detyrohen të marrin mësimet me shënime, gjë që kujton mësimdhënien e disa dekadave të mëparshme. Ky problem bëhet edhe më i madh duke mbajtur parasysh gjendjen infrastrukturore, si edhe mungesën e bazës materiale për zhvillimin normal të mësimdhënies në shkollat Frashtan, Jorgucat, Bularat, Finiq, Mesopotam e Livadhja. Kjo situatë problematike e trashëguar nuk ndihmon aspak në qëllimin madhor të vendit tonë, integrimin e këtij komuniteti në shoqërinë shqiptare por edhe integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, si objektiv madhor i koalicionit të mazhorancës për Shqipërinë Evropiane . Si përfaqësues i këtij komuniteti, dhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ndiej për detyrim që të kërkoj këtë interpelancë për t’ i kërkuar qeverisë të marr masa për zgjidhjen sa më shpejt të këtij problemi të rëndësishëm dhe shumë sensitiv”, përfundoi Tavo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA