Papa Françesku si Supermeni

29/01/2014 00:00

Një “graffiti” që tregon Papën si një superhero ka marrë miratimin e Vatikanit që foton e vizatimit në mur e ka postuar në Twitter. Pamja tregon Papën Françesk në një pozë të ngjashme me atë të Supermenit: duke fluturuar me dorën e djathtë përpara dhe me pelerinën e bardhë që i valëvitet nga era.

Graffiti është bërë nga artisti italian Maupal, i cili e ka realizuar në një mur të Romës veprën e tij të veçantë.

Në pikturë Papa ka një kryq të varur në qafë dhe në njërën dorë mban çantën e zezë karakteristike, me fjalën “VLERA” të shkruar në gjuhën spanjolle.

Papa Françesku ka treguar se është një lider shumë modern i Kishës Katolike dhe ditën e martë u bë e ditur se do të jetë në kopertinën e revistës ‘Rolling Stone’, revistës së famshme të “rock&roll”-it.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta