Xhirimet e filmit “Një natë në muze 3”
28/01/2014 00:00
Mbrëmjen e së hënës Ben Stiller është fotografuar në Londër duke xhiruar skenat e filmit “Një natë në muze 3”.
Aktori i famshëm i komedive do të interpretojë për herë të tretë rolin e rojes së natës Larry Daley dhe në sheshxhirim atij iu bashkua edhe një tjetër aktor shumë i njohur i komedive: Robin Williams.
Williams do të kthehet të luajë rolin e ish-presidentit amerikan Ruzvelt, rol që e ka interpretuar edhe në dy filmat e parë.
Kasti i këtij filmi do të ketë në përbërje edhe aktorët Owen Wilson, Ricky Gervais e Sir Ben Kingsley. Me regji të Shawn Levy, “Një natë në muze 3” do të shfaqet për herë të parë në 25 dhjetor 2014.
Top Channel