Jennifer Lawrence, e mahnitshme në blu

28/01/2014 00:00

Është një nga filmat më të pritur të këtij viti dhe revista ‘Empire’ ka menduar që të gjithë personazhet e ‘X-Men: Days of Future Past’ t’i vendosë në kopertina të ndryshme.

Kopertina që bie më shumë në sy është ajo me Jennifer Lawrence e cila shfaqet sërish me personazhin Mystique. Duhen 7 orë dhe 6 njerëz për ta shndërruar 23-vjeçaren fituese të një çmimi Oscar në një nga personazhet e këqinj të filmit me superheronj.

23-vjeçarja është e nominuar edhe këtë vit për një tjetër çmim Oscar falë interpretimit të Rosalyn Rosenfeld në filmin ‘American Hustle’. Ajo do të “luftojë” me Lupita Nyong’o, Julia Roberts, June Squibb dhe Sally Hawkins për t’u shpallur aktorja më e mirë joprotagoniste në mbrëmjen e 2 marsit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta