Chantel tentoi të shiste Bieberin

28/01/2014 18:00

Chantel Jeffries është modelja tërheqëse që shoqëronte Justin Bieber në çastin e arrestimit të tij në drejtimin e një Lamborgini të marrë me qera nën efektin e drogës dhe alkoolit.

Ndërsa mbetet e paqartë natyra e raportit të saj me këngëtarin me famë botërore, “TMZ” raportoi gjatë të martës se nga burime të shumta është mundur të provohet se 19-vjeçarja tentoi të përfitonte në kurriz të Bieber.

Duket se menjëherë pas arrestimit, e reja telefonoi disa media amerikane, duke i ofruar historinë e saj për 20 mijë dollarë.

Megjithatë, në fund Chantel u tërhoq pasi këngëtari e ftoi që të shkonte përkrah tij në pushime në Panama, një lëvizje që duket se e ka bërë Chantel të kuptojë se mund të fitojë shumë më shumë se paratë, nëpërmjet famës që po i jep kalimi i këtyre ditëve me Justin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA