Selena Gomez kërkon ndihmën e policisë

26/01/2014 11:20

Ndërsa ish-i dashuri i saj, Justin Bieber rrezikon të shkojë në burg pasi u arrestua në drejtimin e një automjeti nën efektin e drogës dhe alkoolit, Selena Gomez nuk po kalon as ajo një moment të mirë.

21-vjeçarja u detyrua të telefononte policinë gjatë së shtunës, pasi një person i paautorizuar ishte futur brenda garthit rrethues të shtëpisë së saj.

Ishte një anëtar i familjes në vilën luksoze të Gomezit në Tarzana, Kaliforni, ai që pa një të ri duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë brenda kopshtit dhe telefonoi menjëherë policinë.

Forcat e rendit arrestuan të riun, në praninë e fotoreporterëve, ndërsa i arrestuari 19-vjeçar e konsideroi veten si një fans që kishte si qëllim vetëm të shihte këngëtaren e tij të preferuar nga pranë.

Top Channel