Pensioni për minatorët

26/01/2014 00:00

Kërkesa e sindikalistëve për të ulur moshën e daljes në pension të minatorëve, duket se do të gjejë hapësirë në skemën e re të pensioneve, e cila është duke u reformuar.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, gjatë vizitës në minierën e pasurimit të bakrit në Fushë-Arrës, tha se kjo është një pikë e rëndësishme e reformës.

“Kjo është një gjë jo vetëm e premtuar, por edhe e drejtë që duhet bërë. Është mënyra se si ne, jo vetëm respektojmë moshën e pensionit të atyre që kanë kaluar një pjesë të madhe të jetës në kushte të vështira pune nëntokë, por edhe një mënyrë për të hapur rrugë për punësimin e një brezi të ri në një zonë e cila nuk ka perspektiva të tjera”, u shpreh ministri Veliaj pasi inspektoi ambientet e minierës.

Sindikatat kanë kërkuar uljen e moshës së pensionit të minatorëve në 55 vjeç me 25 vjet punë, nga të cilat 12.5 vjet në nëntokë dhe 12.5 në sipërfaqe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA