Shpërblim mësuesve më të mirë

25/01/2014 00:00

Dy sindikatat që përfaqësojnë mësuesit zhvilluan një takim me ministren e
Arsimit Lindita Nikolla ku diskutuan mundësinë e dhënies shpërblim të
atyre arsimtarëve të cilët kanë performancën më të mirë.

“Motivacioni mësuesve do t’u jepet atyre mësuesve që drejtoria e shkollës i përzgjedh si mësuesit më të mirë në lidhje me mardhëniet me nxënësit që kanë nevojë, me nxënës të komunitetit rom dhe egjiptian etj”, deklaroi në takim Xhafer Dobrushi kreu sindikatës së Arsimit dhe Shkencës.

Ndërsa, ministrja Nikolla ka theksuar se do të vijojë bashkëpunimi me sindikatat. Sipas saj në bazë të reformave që do të ndërmerren në arsim do të rritet cilësia e arsimdhënies dhe roli i mësuesit sikurse roli i prindërve dhe komunitetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA