Problemet e Justin Bieber vijnë nga steroidët

25/01/2014 00:00

Problemet e fundit të Justin Bieber vijnë për shkak se këngëtari ka krijuar varësi ndaj steroidëve që përdoren tek kuajt.

Sipas ‘The Sun’, këngëtari 19-vjeçar përdor Clenbuterol, substancë që zakonisht përdoret tek kuajt. Lajmi vjen dy ditë pasi i riu u arrestua nga Policia e Majemit për drejtim të rrezikshëm të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit.

Mendohet se Justin ka nisur të përdorë Clenbuterol pasi mori vesh se ata që merren me palestër e përdornin për të rritur masën muskulore.

Një burim tha për ‘The Sun’: “Përveçse pi alkool dhe tymos hashash, Justin merr steroidë për t’u bërë me muskuj. Fiziku i tij është forcuar në shumë pak kohë, por edhe sjellja e tij ka pasur shumë luhatje. Dihet që steroidët e kanë këtë efekt.”

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta