Lindsay Lohan ka mohuar se është e lidhur me modelin 23-vjeçar Christian Arno Williams dhe ka konfirmuar se është beqare.

Aktorja 27-vjeçare tha për një radio australiane: “Nuk kam të dashur. Konfirmoj se jam e lirë.”

Lohan aktualisht po promovon filmin ‘The Canyons’ në Festivalin e Filmit Sundance.

Kur u pyet për jetën pas periudhës së rehabilitimit, aktorja tha se nuk konsumon më alkool dhe se ka larguar nga jeta e saj personat që ndikonin për keq.

“Kjo nuk do të thotë se nuk kam jetë sociale. Vazhdoj të kënaqem dhe më pëlqen të shkoj në vende me muzikë të bukur”, tha Lohan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA