Kryeministri, inspektim në Shkodër

25/01/2014 00:00

Kryeministri i vendit Edi Rama, i shoqëruar nga drejtoresha e përgjithshme e Doganave ka inspektuar paraditen e së shtunës punën në pikën e kalimit kufitar në doganën e Hanit të Hotit.

Ky inspektim i kryeministri u bë qëllimisht i palajmëruar më parë. Por pamja që ofrohej në pikën doganore që lidh Shqipërinë me Malin e Zi ka befasuar kryeministrin, pasi kushtet e saj linin për të dëshiruar.

Në kushte edhe më të rënda, në mes të lagështirës, kryemistri pa se si deri më sot janë ruajtur në fototekën e Shkodrës vepra të Pietro, KEl e Gegë Marubit, Kolë Idromenos, Dedë Jakovës, Pjetër Raboshtës e Angjelin Nenshatit, të cilat janë një pasuri e çmuar e vendit tonë.

“Ky thesar i kombit nuk mund të rrijë më në këtë qeli, si me qenë një i burgosur politik që duhet të vdesë në mjerim. Kjo është një gjë kriminale”, deklaroi Rama.

Ndonëse pronarët e tokës ia kanë dhënë atë Ministrisë së Kulturës, duke mos pranuar ofertat joshëse të ndërtuesve, ky objket prej dy vitesh është lënë gërmadhë.

“E rimorën pronarët dhe ia shitën Ministrisë së Kulturës dhe e lanë kështu. Që atëherë s’ka ndodhur asgjë”, tregoi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

“Ne do ta ndryshojmë situatën. Kjo do të transformohet në një pikë referimi për të gjithë”, premtoi kryeministri Rama.

Në qytetin e Shkodrës kryeministri Rama është ndalur edhe në Zyrën e Punës, e cila nuk e bindi se kryente funksionin për të cilin ishte ngritur.

Drejtori i Zyrës së Punës në Shkodër tha se do të angazhohet për të rritur numrin e të punësuarve, duke mos lejuar të mbeten pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.

“Kalimi i ndihmës ekonomike, nuk bëhet. Me dispozita ligjore vazhdojnë të na i marrin dhe nuk tërhiqen”, denoncoi ai.

“Ne do të bëjmë zyrën e re”, u përgjigj Rama.

Një tjetër inspektim kryeminsitri i vendi e ka bërë në shtëpinë e foshnjës në Shkodër, ku drejtoresha e këtij institucioni ka shprehur mirënjohjen për rritjen e buxhetit për vitin 2014.

“Faleminderit për buxhetin e ri, që ishte ekstra i mirë. Me të do lajmë borxhet e institucionit dhe fëmijët do të vishen e ushqehen si gjithë të tjërët”, u shpreh drejtuesja e shtëpisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA