“Ekonomia shqiptare në rënie”

25/01/2014 00:00

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vlereson se konsolidimi
fiskal i kushtëzuar nga marrëveshja e re e Qeverisë me FMN-së do të
frenojë rritjen ekonomike për vitin 2014.

Në raportin e fundit mbi prespektivën rajonale, BERZH ka korrektuar në ulje parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë këtij viti, nga 2 për qind që vlerësonte në tetor në 1.7 për qind në janar. BERZH thotë se rritjua ekonomike në Shqipëri për 2013-ën mbeti e ndrydhur për shkak të krizës në vendet fqinje, por edhe problemeve të brendshme të ekonomisë.

Sipas BERZH këto probleme lidhen me gjendjen e dobët financiare të bizneseve dhe efektin negativ të krijuar nga detyrimet e prapambetura të Qeverisë. Nga ana tjetër, Banka vlerëson se borxhi publik i vendit vazhdon të rritet ndërsa dobësitë në sektorin financiar janë evidente me kreditë e këqija që vërtiten rreth 25 për qind.

“Qeveria e re është angazhuar të përmirësojë klimën e biznesit dhe një marrëveshje e re është arritur me Fondin Monetar Ndërkombëtar, e cila pritet të forcojë stabilitetin fiskal,” vëren raporti. Por sipas BERZH për vitin 2014, pritet vetëm një përmirësim i lehtë në rritjen ekonomike. Kjo pasi Banka mendon se shtrëngimi fiskal i kushtëzuar nga marrëveshja me Fondin Monetar do të frenojë efektet pozitive që vijnë rritja e pritshme e kërkesës së huaj dhe asaj të brendshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA