Një “Pasdite” me Nadirin

24/01/2014 00:00

Nadir Murra ishte i ftuari i radhës në studion e “Pasdite në Top Channel”, ku në një intervistë të gjatë ai foli për të shkuarën e tij si iluzionist dhe për të tashmen që e sheh si shkrimtar e moderator i një emisioni me mistere që transmetohet në paketën “Digitalb”.

Emisioni i përjavshëm në Digitalb – Është emisioni i parë në Shqipëri që flet për mistere dhe enigma paranormale dhe kjo krijon një impakt të çuditshëm. Unë mundohem të bazohem tek shkenca në emisionet e mia. Them që është mirë që jo çdo gjë është ekzakte, por ka vend për diskutim.

Iluzionizmi
– Më ka dhënë shumë ajo botë, por erdhi koha për të ndryshuar. Vendosa të shkruaja libra dhe të bëja emisione. Kam qenë një fëmijë ndryshe nga të tjerët e për këtë arsye më tërhoqën truket e iluzionit. Ishte djali i xhaxhait ai që ndikoi tek mua.

Fëmijëria – Kam bërë shkollën në Vlorë deri në moshën 18-vjeçare. Nuk kam qenë dhe aq mirë me mësime të them të vërtetën. Lëndët e preferuara kanë qenë fizika dhe matematika.

Bota e enigmave dhe konspiracionit – Gjithmonë kam kërkuar të mësoj më shumë dhe të “gërmoj” për të gjetur të vërtetën.

Bashkëshortja – Më jep një qetësi të jashtëzakonshme në jetë. Jemi takuar rastësisht fare dhe më ka ndryshuar jetën. Familja është gjëja më e shenjtë dhe më e shtrenjtë. Sa më shumë që rri afër familjes, aq më mirë shkojnë gjërat.

Largimi nga Shqipëria – Ka qenë shumë i dhimbshëm pasi doja të kaloja malet për të shkuar në Greqi. Kam bërë 12 orë në dëborë dhe rrezikova të më prisnin këmbët, por më mjekoi babai me ilaçe popullore. Më pas shkova në Itali, ku nisa të luaja dhe seriale me Terrence Hill. Nga ai moment mora pjesë edhe në 27 filma të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA