Johansson: Jam marrëzisht e dashuruar

24/01/2014 00:00

Scarlett Johansson nuk e ka me nxitim të martohet për herë të dytë. Aktorja e famshme ka deklaruar për revistën ‘People’ se është “marrëzisht e dashuruar” me të fejuarin e saj francez Romain Dauriac, por nuk ka bërë asnjë plan deri tani për ditën e madhe.

Johansson është divorcuar nga aktori Ryan Reynolds në vitin 2011 dhe duket se kësaj radhe do ta marrë më me qetësi shkëmbimin e unazave.

“Aktualisht jam e fejuar dhe mendoj se fejesa është një periudhë shumë emocionuese. Kemi vendosur që ta marrim me qetësi punën e martesës”, tha aktorja 29-vjeçare.

Romain Dauriac dhe Scarlett Johansson janë fejuar gushtin e kaluar, vetëm 10 muaj pas njohjes.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta