Vokalistja e Evanescence: Jam shtatzënë

23/01/2014 00:00

Amy Lee, vokalistja e grupit Evanescence, ka njoftuar në Twitter se po pret fëmijën e saj të parë.

Këngëtarja 32-vjeçare është e martuar prej 7 vitesh me Josh Hartzler dhe u shpreh shumë e lumtur për “projektin e saj special” siç e quajti ajo.

Grupi i “rock”-ut Evanescence nuk ka asnjë koncert të programuar për këtë vit. Në vitin 2012 Amy Lee dhe djemtë e bandës zhvilluan një tur botëror shumë të suksesshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA