Të premten finalja e “The Voice”

23/01/2014 00:00

Një ditë para finales së “The Voice of Albania”, Florenti dhe Krenari rrëfejnë pritshmëritë dhe përvojën gjatë këtyre 17 javëve, ndërsa trajnerët, arsyet pse meriton fitoren secili prej tyre.

Florenti, finalist i “The Voice of Albania”: Rrugëtimi im ka qenë i bukur në përgjithësi edhe pse i gjatë dhe i lodhëshëm, por gjithmonë ka patur ato momentet e bukura që ja ka vlejtur për të marrë pjesë. Përvec fitimit, është një promovim shumë i mirë për artistët e rinj, një promovim shumë i mirë dhe mbi të gjitha është falas. Do të doja të fitoja, por edhe nëse nuk fitoj, ia ka vlejtur që kam ardhur deri këtu.

Sidrit Bejleri, trajner “The Voice of Albania”: Është një vokal mashkulli shumë specifik, shumë i veçantë, me atë nervin e brendshëm që mund t’i lexohet në sytë e tij dhe tek ai ai damari që i del tek qafa. Është ndër meshkujt që këndon aq mirë poshtë dhe lart. Kjo ka qenë këmbëngulja që mos të shpërfaqja atë vetëm si rroker. Tani detyra ime ishte si do të nxirrja ndryshe këtë djalë, që të bëja të dashur edhe për një masë tjetër që nuk duan vetëm rrokun. Në këtë pikë them që ia kemi arritur qëllimit, si unë dhe ai.

Krenari, finalist “The Voice of Albania”: Është një arritje shumë e madhe për mua. Jam i kënaqur që jam këtu. Normal kushdo që arrin në finale, ka dëshirë ta fitojë atë, por sido që të jetë vetë fakti që jam në finale e konsideroj veten fitues. Më ka ndihmuar në muzikë, që të fitoj një popullaritet.

Aurela Gaçe, trainer “The Voice of Albania”: Një nga arsyet që unë vetë e zgjodha dhe që shpresoj që edhe njerëzit të votojnë për këto arsye është sepse është shumë ndryshe nga të tjerët, në look-un dhe mënyrën se si e trajton këngën. Ai nuk e mëson një këngë përmendësh, gjë që është shumë e rëndësishme. Publiku dëgjon ata këngëtarë që kapin notat dhe këndojnë, por nuk fusin asgjë nga vetja e tyre dhe këtë vë dorën në zjarr, që kjo është A-ja e një këngëtari, që duhet t’i veshë këngës lëkurën e vet dhe Krenari këtë e bën më së miri”.

Vendimi i mbetet publikut duke votuar të premten mbrëma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA