Shoqëruesja e Bieber gjatë arrestimit

23/01/2014 18:40

Justin Bieber përfundoi në pranga mëngjesin e së enjtes pasi u ndalua duke drejtuar makinën nën efektin e drogës dhe alkoolit, por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte vajza që e shoqëronte në Lamborxhin e verdhë.

Për të gjithë ata që nuk e njohin, 19-vjeçarja Chantel Jeffries ka dalë në të shkuarën me VIP të tjerë të famshëm, përfshi djalin e P. Diddy, Justin Combs apo lojtarin e futbollit amerikan, DeSean Jackson.

Sipas “TMZ”, Chantel ka goditur përsëri në këtë klasë njerëzish, duke bërë për vete Justin Bieber, pasi burime pranë këngëtarit të famshëm konfirmuan interesin romantik të çiftit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA