Rihanna, poza me cigare dhe bikini
23/01/2014 00:00
Që kur ka mbërritur në Brazil për një set fotografik për revistën ‘Vogue’, Rihanna nuk ka reshtur së postuari foto provokuese në Instagram për të gjithë ndjekësit e saj në këtë rrjet shoqëror.
Të mërkurën, këngëtarja nga Barbados publikoi disa foto të tjera ku pozon së bashku me shoqen e saj Melissa Ford duke pirë cigare. Sigurisht që pozat i ka bërë me bikini.
Dy vajzat e kishin ruajtur surprizën për foton e tretë ku pozojnë pa pjesën e sipërme të bikinit, të kthyera me kurriz nga fotografi.
Top Channel