Policia e Majemit prangosi Justin Bieber për drejtim të rrezikshëm të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike dhe alkoolit.

Lajmi fillimisht qarkulloi nëpër mediat amerikane ndërsa më pas mbërriti konfirmimi i policisë së Majemit.

“Testet vërtetuan se Bieber ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike”, tha kreu i Policisë së Majemit, Raymond Martinez.

Mësohet se këngëtari 19-vjeçar, që pak para vitit të ri njoftoi tërheqjen e tij nga muzika, i ndihmuar nga miqtë ka bllokuar tërësisht një rrugë rreth orës  04:00 të mëngjesit të së mërkurës. Bllokimi i rrugës është bërë për t’i dhënë mundësi Bieber që të ‘driblonte’ me makinën e tij, një Lamborghini ngjyrë të verdhë, që më vonë u mësua se këngëtari kanadez e kishte marrë me qira.

Nga pamjet e siguruara, Bieber shoqërohej nga një mikeshë e tij e panjohur dhe nga modelja Chantel Jeffries, e njohur për lidhjet e saj të famshme me djalin e P. Diddy, futbollistin e futbollit amerikan, DeSean Jackson dhe mikun e Bieber, Lil Twist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA