Shkodër, të pashpresë, kërkojnë ndihmë

22/01/2014 00:00

Pjetër dhe Violeta Shpori jetojnë në periferi të qytetit të Shkodrës,
ata janë të rinj, por kane 5 fëmijë të mitur dhe e gjitha familja banon
në një dhome vetem 9 meter katrorë.

Per shkak te varferise dhe pamundesise per te perballuar ushqimin, rritjen e shkollimin e tyre, dy bashkeshortet kerkojne ndihme. Ata jane te rinj por te papune.

“Unë nuk kam punë, gruaja është papunë. Nuk kam mundësi që të përballoj jetesën, ndërsa në shkollë po i coj femijet me shumë mundim”, thotë Pjetri.

Familja eshte zhytur ne borxhe prane dyqaneve ku merrnin ushqim veresie, por tani nuk mund te marrin me dhe situate ne kete familje me shume femije eshte vertete e rende.

Familja zbriti ne Shkoder 16 vjet me pare nga zollat e thella malore te qarkut per nje jete me te mire, por papunesia, mungesa e strehimit e ka bere jeten edhe me te veshtire.

Top Channel