Kardashian, 3 mijë $ në ditë për fundshpinën

22/01/2014 19:10

Fundshpina e Kim Kardashian është po aq e famshme sa edhe llogaria e saj në “Twitter” me 19 milionë ndjekës.

Megjithatë, për shkak të formave të saj të bollshme dhe të veçanta, për Kardashian është shndërruar në një problem i vërtetë gjetja e veshjeve që t’i rinë puthur në trup ashtu siç ajo do të dëshironte.

Zgjidhja? “TMZ” informoi ditën e mërkurë se 33-vjeçarja ka punësuar një rrobaqepës personal, i cili paguhet 3 mijë dollarë në ditë.

Rrobaqepësi, përveçse do ta këshillojë Kimin për veshjet që duhet të blejë, do të jetë gjatë të gjithë kohës në gatishmëri për të rimodeluar veshjet e blera nga Kardashian, në mënyrë që t’i sjellë ato sipas formës së dëshiruar.

 

Top Channel