Hill: Më paguan pak, por nuk pendohem

22/01/2014 00:00

Jonah Hill ka zbuluar se dëshira e tij e madhe për të punuar me regjizorin Martin Scorsese bëri që të pranonte një pagë shumë të ulët për pjesëmarrjen në filmin ‘The Wolf Of Wall Street’.

Aktori 30-vjeçar është paguar vetëm 60 mijë dollarë për 7 muaj xhirime dhe nëse do ia propozonin sërish diçka të tillë, ai do e pranonte menjëherë ofertën.

“Ata më paguan minimumin e mundshëm dhe unë firmosa menjëherë pasi kisha frikë mos ndryshonin mendje dhe ia ofronin rolin dikujt tjetër. Unë nuk shoh paranë kur vijnë mundësi të tilla për të punuar me Martin Scorsese. Madje do të paguaja vetë për të qenë pjesë e një filmi të tij”, tha Hill.

Filmi ‘The Wolf Of Wall Street’, me protagonist aktorin Leonardo Di Caprio, ka pasur shumë sukses dhe ka marrë 5 nominime për çmimet Oscar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA