Prej vitesh ishim mësuar që të shikonim Lewis Hamilton me të njëjtën pamje.

Megjithatë, piloti i Formulës 1 duket se ka vendosur që të ndryshojë imazhin e tij duke zgjatur flokët për herë të parë.

Ndërsa prej vitesh kampioni i botës në vitin 2008 kishte preferuar të qethej tullë, ai u fotografua gjatë një mbrëmje gala në Gjenevë me flokë të zgjatur.

Mbetet e paqartë nëse është vetë 29-vjeçari që ka vendosur të zgjedhë diçka ndryshe apo është këshilluar kështu prej Nicole Scherzinger.

Top Channel