Mark Wahlberg ka nisur xhirimet e filmit të tij të radhës. Aktori amerikan është parë në Los Angeles ditën e martë i veshur i tëri me të zeza për skenat e filmit ‘The Gambler’ (Kumarxhiu).

Ky film është një “remake” i filmit të vitit 1974 me protagonist aktorin James Caan.

Mark Wahlberg do të interpretojë rolin e një profesori gjimnazi, jeta e të cilit shkatërrohet nga kumari.

Në këtë film do të interpretojnë gjithashtu John Goodman, Jessica Lange dhe Brie Larson. Regjisori i ‘The Gambler’ do të jetë Rupert Wyatt.

Top Channel