Xhovalin Delia, piktori shqiptar i vlerësuar në Itali

21/01/2014 00:00

Aventurën e tij artisike e nis që në vitin 1974 kur fillon Liceun Artistik në Tiranë, ndërsa krijimtaria shfaqet pasi diplomohet në Akademinë e Arteve. Xhovalin Delia, më 1993, pas një ekspozite personale në Galerinë e Arteve, niset drejt botës që për shumë kohë ishte e ndaluar. Ai shkon jo si emigrant, por si shtegtar për të zbuluar e mësuar nga eksperienca e botës së qytetëruar. Pasi hulumton në artin e kulturën perëndimore, ndalon në Firenze ku edhe sot jeton duke pikturuar.

Krijmitaria e tij është e gjerë dhe përfshin ekspozita me piktura e instalacione në Shqipëri, Itali si edhe në Francë. E sigurisht pjesëmarrja në shumë aktivitete shoqërohet edhe me çmime. Më i rëndësishmi nga të gjithë duket se është më i fundit, ku artisti Delia u vlerësua më i miri në Bienalen Ndërkombëtare të Artit Kontemporan të Firences për vitin 2013. Bing Bang 3D, ku përfshihen pikturë, instalacion dhe video-art.

E veçanta e kësaj vepre është dimensioni i tretë, që do të thotë se vepra edhe pse duke qenë ne telaio, perceptohet në 3D. Firence duket së është frymëzimi më i madh i piktorit. Studio e tij është në qendër të Firences, pak metra larg Davidit të Mikelanxhelos, e Muzeut të Rilindjes Italiane nga ku dëgjohet ende dalta e Buonarotit e shihet tek zbret shkallët Venere, modelja e bukur e Botticielit.

Ndërsa një mbështetje të madhe në punën e 55-vjeçarit ka dhënë bashkëshortja e tij, Nevis. Megjithëse piktura është fokusi i Xhovalinit, herë pas here ai reflekton duke shkruar letërsi, skenarë e publicistikë dhe zbavitet duke realizuar edhe filma me metrazh të shkurtër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA