Tamara Ecclestone humb betejën për Lamborghini-n

21/01/2014 00:00

Një gjykatë britanike rrëzoi kërkesën e trashëgimtares së Formula 1, Tamara Ecclestone që kërkoi t’i rikthehej  nga ish i dashuri i saj një “Lamborghini Aventador”, që vetë ajo ja kishte dhuruar atij në kohët e arta të romancës.

Mjeti superlukzos i kishte kushtuar xhepave të Ecclestone 460 mijë euro në fund të vitit 2012, kur Tamara kishte në krah të saj Omar Khyami. Por 3 muaj më vonë, kur romanca mes ciftit ishte shuar, 29-vjeçarja kishte kërkuar rikthimin e dhuratës.

Ish-i i saj refuzoi, madje e kishte nxjerrë në shitje automjetin. Tamara bllokoi shitjen dhe cështje përfundoi në gjykatë. Në përfundim të procesit, gjyqtari vendosi të rrëzojë kërkesën e 29-vjeçares duke deklaruar se “dhuratat nuk mund të merren me forcë”. Madje gjykatësi dënoi vajzën e Bernie Ecclestone, bosit të Formula 1 me 25 mijë euro gjobë që do t’i paguajë ndaj një salloni shitjesh automjetesh për humbjet e shkaktuara nga mosshitja e Lamborghini-t, i bllokuar gjatë procesit gjyqësor.

Ecclestone dhe Khyami patën një lidhje prej më shumë se 2 vitesh. Ata u ndanë në fillim të 2013-ës pas zërave se ky i fundit ishte përfshirë në të tjera lidhje, pas krahëve të Tamaras. Aktualisht 29-vjeçarja është e martuar me Jay Rutland.

                                 Tamara dhe bashkëshorti i saj, Jay Rutland

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA