Reformimi i arsimit të lartë

21/01/2014 00:00

Qindra mijëra studentë të diplomuar në universitetet publike dhe jo
publike shpesh e gjejnë veten pa një vend pune dhe të paafte për të
konkurruar në tregun e huaj edhe pse cilësia e diplomave të tyre
shpeshherë është shumë larg standardeve.

“Nuk flitet thjesht tek standardi i mësimdhënies, por edhe standardi i studimit shkencor. Fatkeqësisht universitetet tona janë kthyer në fabrika të prodhimit të diplomave dhe të studentëve. Ka universitete publike dhe jopublike të mira dhe të shëndosha, që krijojnë kuadro të zotë, por ajo që është e rëndësishme është që të rrisim standardin”, thotë Arian Gjonça, Profesor i asociauar ne ‘London School of Economics’.

Ministria e Arsimit ka krijuar Komisionin per Reformimin e Arsimit te Larte, i cili perbehet nga eksperte te arsimit dhe drejtohet nga profesor Arjan Gjonça. Ky grup pune do te punoje me terma teknike per drejtimet qe duhet te ndjekë arsimi i larte, i cili duhet te kete autonomi ne financa, por edhe ne drejtimin strukturor te saj.

“Parim tjetër shumë i rëndësishëm është që të lidhet shumë puna e mësimdhënies me punën kërkimore- shkencore, të krijohen treguesit e përformancës dhe që financa të mos jetë thjesht e garantuar, meqë ti je në shtet dhe si pedagog, unë do të paguaj. Jo!” theksoi Gjonça.

Zevendesiministri i Arsimit, Arber Mazniku sqaron se projekti qe do te nxirret nga ky Komision do te jete afatgjate pertej mandateve politike te qeverive.

“Mundësitë për zgjidhjen e problemit të vijnë nga teknikët dhe më pas vendimmarrësit të kenë mundësi të marrin vendime mbi to. Mekanizmi i financimit, mekanizmi i qeverisjes, raporti që shteti do të ketë me universitetet, roli që universitet private dhe publike do të kenë si ofrues të shërbimit në treg të gjitha të ndryshojnë, duke synuar cilësinë në arsimin e lartë”, tha Mazniku.

Ky Komision te te jape nje vleresim edhe mbi çeshtjn e financimit te univesiteteve, nje skeme e cila pritet te ndryshoje rrenjesisht arsimin e larte.

Top Channel