“Do të doja shumë të isha në Sheshin Skënderbej për të ngritur lart Flamurin Kuqezi”, Veliaj mesazh për 28 Nëntorin nga burgu, ndan pamjet nga Tirana Edi Rama siç edhe thotë një shprehje shqiptare u tregua një mik i mirë në kohë të vështira për Italinë e cila po kalon prej vitesh një krizë të fortë prej ardhjes të emigrantëve nga Afrika.
Me të njëjtën monedhë i është përgjigjur edhe homologia e tij Georgia Meloni pas vendosjes në një sulm frontal nga Rai 3 të, Shqipërisë dhe zyrtarëve të qeverisë, vetëm e vetëm pse u përfshinë në ndihmë-dhënien Italisë për ta zbutur sa mundet krizën e emigrantëve.
Për herë të parë nga një aktivitet në Piazza I Maggio në Pescara, nga ku kryeministria Meloni shpalli kandidaturën e saj për zgjedhjet evropiane u ndal edhe në atë çfarë prodhoi e transmetoi Rai3.
Shefja e qeverisë italiane e komentoi dokumentarin e Rai 3 si “një linçim ndaj kryeministrit Edi Rama vetëm e vetëm se ai ndihmoi Italinë”.
“Sa i përket emigrantëve ne kemi një marrëveshje me Edi Ramën, por çfarë ndodhi? Hapu dhe… E majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët europianë në vend që ta falenderonin që kishte vepruar në emër të solidaritetit europian. Ata e linçuan. Edhe Tele-Meloni, ju e dini, apo jo? Nuk e njihni Tele-Melonin? Ai që bëri një emision për Shqipërinë në të cilin e portretizonte si një narko-shtet. Më ndihmoni t’i dërgoj Ramës dhe gjithë popullit shqiptar solidaritetin tonë për këtë që iu bënë”, tha Meloni.
Kryeministri Edi Rama gjatë javës që lamë pas u përfshi në replika të forta kundërshtuese me Rai3, pasi në emisionin Report nuk u transmetuan përgjigjet e sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë Engjëll Agaçi për të cilin në një intervistë për Top Channel deklaroi se “zoti Agaçi në atë program ishte viktimë e një agresioni të pashembullt”.
Top Channel