Mjafton t’i përmendësh emrin dhe perpara se të të kujtohet zëri që e çoi
deri në gjysmëfinale, të kujtohet ëmbëlsia dhe pozitiviteti që ai
krijon kur ngjitet në skenë.

Gara e Dritanit perfundoi te premten, por ai shprehet shume entuziast per kete arritje dhe na tregon se rruga e tij ne muzike do te vazhdoje.

– Perpara se te na thuash si ndihesh, na shuaj nje kuriozitet. Eshte vene re se gjithcka e merr me shume sportivitet dhe nuk te mungon asnjehere buzeqeshja. Nga rrjedh gjithe ky pozitivitet?

Jam gatuar i tille. Pozitiviteti perben nje pjese shume te rendesishme te karakterit tim dhe nuk me ka sjelle asnjehere shqetesim ne raporte me njerezit. Madje, duket sikur i imponon dhe atyre te sillen mire me ty. Kjo me duket pozitive ne thelb ndaj nuk kam perse te ndryshoj.

– ‘The Voice’ perfundoi. Si ndihesh?

Të jetosh pa provuar do të thotë të jetosh me dyshimin që do t’ia kishe dalë… Ia dola! Gjysmefinalja per mua, eshte nje arritje e madhe duke marre parasysh qe kishte konkurrente me shume me teper eksperience ne skene. Ndihem shume i relaksuar nga ethet e konkurimit por me nje vullnet te madh per te vazhduar me tej.

– Per cfare te sherbeu kjo eksperience?

Me sherbeu shume. Perballja me nje publik aq te madh nuk eshte dicka e zakonshme qe te ndodh perdite. Nje vleresimi pozitiv te ben te kuptosh me shume per veten, qe mbase ia vlen qe te vazhdosh. Per te mos harruar shoqerine qe pata mundesi te krijoja. Pervecse bera shoke shume te mire, ata jane te gjithe artiste.

– Ka ndonje gje qe nuk arrite ta prezantoje tek pubiku?

E verteta eshte se shpirti im fle me shume ne balada. Keshtu qe edhe numri me i madh i kengeve qe kam kenduar ishin atilla. Ai emocion qe percillja nepermejet baladave me identifikonte edhe mua si kengetar se cila prej rrymave me pershtattej me mire. Megjithate deshira e madhe per te patur sukses ishte me e madhe se frika e deshtimit, ndaj dhe guxova te kendoj edhe kenge ritmike me te cilat mendoj se ia dola shume mire dhe nga ana tjeter i dhashe mundesine publikut te njihte nje pjese tjeter timen.

– Ne rrjetet sociale te kane cilesuar si James Arthur. Te pelqen kjo gje?

Eh James-i! Ku ka si ai?! Ai eshte nje artist qe e vleresoj dhe te cilesohem si ai me ben te ndihem shume mire.

– Cili eshte komenti me i bukur qe ke marre?

“Zeri yt do te mbijetojë me shume se 99% e konkurenteve aty sepse ka identitet mbi gjithcka. S’ka asgje me te bukur ne kete jete se nje gjurme te te perkase ty dhe jo t’i japesh t’i forme gjurmeve te paraardhesve. Mos kerko te quhesh nje kengetar shqiptar, por te thone Dritan Maraj pas shume vitesh”. Ky ka qene nje mesazh qe me ka lene shume mbresa dhe sigurisht me ka beret e ndihem shume mire. I falenderoj shume te gjithe per perkrahjen dhe fjalet e mira!

– Tani qe ‘The Voice’ perfundoi cfare do te ndodhe me Dritanin?

Pas pak ditesh do te filloj shkollen si cdo nxenes duke iu kthyer keshtu rutines. Sigurisht qe projekte te reja ne lidhje me muziken do te vijne shume shpejt pasi muzika eshte pasioni im me i madh ne jete.

– Tashme i njeh finalistet, cili mendon se do te jete fituesi?

Kam respekt te madh per te kater zerat e stilit. Eshte e veshtire te zgjedhesh mes tyre pasi shpalosin rryma dhe bote te ndryshme. Por le te fitoje me i miri!

Marre nga faqja zyrtare e “The Voice of Albania”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA