Blerina: Më e rëndësishmja, të bësh për vete publikun

21/01/2014 00:00

Blerina ishte një nga konkurrentet më të forta të skuadres se Aurelës.
Ajo ishte shume prane finales dhe u ndal vetem nje hap perpara.

Ja si e kujton ajo kete eksperience.

– Blerina, ti ishe nga ato konkuerrente qe vije nga jashte vetem per te performuar ne ‘The Voice of Albania’. Ia vlejti?

Ne jete gjithcka qe te jep mundesine per te shpalosur me te miren tende dhe qe ti mundohesh me gjithe shpirt per ta realizuar… natyrisht qe ia vlen!

– Cfare mesove nga kjo eksperience?

Ne kete kompeticion kuptova qe skena nuk eshte thjesht te dalesh dhe te kendosh, me e rendesishmja eshte besh per vete publikun.

– Perse nuk ishe ti e perzgjedhura Aureles? Na jep nje gjykim tendin?

Do ta them me cilteresi se telefonatat qe kam marre pas dites se premte, me bene te ndihesha jo vetem e kualifikuar por sikur te kisha fituar ‘The Voice’. U ndjeva aq e mbushur nga ky emocion pozitiv, sa nuk arrita te mendoja ne asnje cast perse zgjedhja e Aureles ishte Krenari, te cilit i uroj shume suksese!

– Mendon se nese do te ishe ne skuader tjeter do te ishe ne finale?

Ne Itali ekziston nje thenie te cilen me vjen keq dhe i kerkoj ndjese publikut qe nuk mund ta perkthej shume mire ne shqip: “Chi lascia la via vecchia, per la via nuova, sa quello che lascia ma non sa quello che trova!” (shenim i redaksise: Kush le rrugen e vjeter per nje te re, di cfare le por nuk di cfare gjen).

– Ke ti nje pasion tjeter pervec muzikes?

Megjithese fiziku im nuk e tregon shume, une bej shume sport.

– Ne nje interviste me pare je shprehur se ke marre nje telefonate per te marre pjese ne ‘The Voice of Italy’. Ke marre nje vendim per kete?

Edicioni i ketij viti ne Itali ka filluar prej kohesh keshtu qe nuk munda te isha ne kohe per kete vit. Sa i takon vitit qe vjen gjithcka qe me ofrohet dhe ka te beje me muziken, pasionin tim, do ta pranoj me kenaqesi.

-Tashme i njeh finalistet, cili mendon se do te jete fituesi?

Do te deshiroja vertet te fitonte Krenari!

Marre nga faqja zyrtare e “The Voice of Albania”

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta