Anisa: Nuk e prisja të mos isha në finale

21/01/2014 00:00

Gara e Anises, 15-vjeçares nga Shkodra që ra në sy që në paraqitjen e
parë gjatë audicioneve të fshehura, përfundoi të premten në
gjysmëfinale.

Ajo na tregon pa rezerva qe nuk e priste te mos arrinte finalen, megjithate kjo nuk e ka prere ambicjen e saj per te qene nje nga divat e muzikes shqiptare.

– Ti kishe shume ndjekes ne rrjetet sociale, arrite te kaloje me sukses beteja dhe sfida; dukej sikur gjithcka ishte parapercaktuar dhe gjithcka ndalet nje hap perpara. Si te ben kjo te ndihesh?

Fillimisht jam shume e lumtur qe mora pjese ne kete eveniment. Fansat dhe klikimet per mua nuk me kane dhene te kuptoj fitore. Me kane dhene te kuptoj nje pune me te denje dhe nje perkujdesje me te madhe.

– E prisje te mos ishe pjese e finales?

Jo, te them te drejten nuk e prisja te mos isha ne finale.

– Tani qe gara jote perfundoi, cilin prej konkurrenteve e shihje si sfiden me te madhe?

Mendoj se Florentin.

– Ti je aq e re ne moshe sa mund te te pyesesh natyrshem: Cfare do te behesh kur te rritesh?

Me plot goje them qe kur te rritem dua te jem nje dive e muzikes shqiptare.

– Ke ti nje pasion tjeter pervec kenges?

Pasioni tjeter eshte piktura. Pervec muzikes preferoj te ndjek rrugen e motres sime dhe te behem nje arkitekte.

– Tani qe je me e ftohte ne gjykim dhe e ke pare performancen tende; cfare mendon se te penalizoi?

Personalisht mendoj se nuk kishte ndonje gje ku mund te penalizohesha. Gjithcka kishte te bente me vendimin e tranjerit.

– Meqenese do t’i rikthehesh shkolles shume shpejt; si eshte Anisa si nxenese?

Jam nje nxenese qe perkushtohem ne shkolle por duke u angazhuar me ‘The Voice’ ky kualitet filloi te fshihej pakez. Tani qe do t’i rikthehem rutines do te rekuperoj prap Anisen e meparshme.

– Tashme i njeh finalistet, cili mendon se do te jete fituesi?

Te katert jane finaliste. Une do te bej tifo per ate qe do fitoje, per me te mirin.

Marre nga faqja zyrtare e “The Voice of Albania”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA