Aftësia e kufizuar: Zbatoni statusin

21/01/2014 00:00

Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë nga Qeveria t’i kthehen
përfitimet që ata gëzonin për shkak të statusit, si kompensim në masën
80 % të faturës së energjisë elektrike, transport publik falas, si dhe
impulse telefonie.

Qe nga muaji mars i vitit 2012, nje i verber apo nje person me aftesi te kufizuara paguan te plote bileten e udhetimit ne autobus, pasi shoqerite e transportit nuk e njohin karten e invaliditetit. Po keshtu ata paguajne te plote faturen e energjise elektrike, ndonese duhej t’u kompensohej ne nje mase te caktuar nga Qeveria.

Ne nje konference per shtyp, kreu i Aftesise se Kufizuar Sinan Tafaj theksoi se pas zgjidhjes se problemit te pagesave te aftesise se kufizuar jane ne pritje te ketyre te perfitimeve.

“Ne shpresojmë që procesi do të ecë përpara, pasi Partia Socialiste në tetor të vitit 2012, nëpërmjet deputetëve të vet e ka nisur këtë projektligj të parë nga Forumi Europian i Aftësisë së Kufizuar dhe me pjesëmarrjen e Këshillit Kombëtar të Personave të Aftësisë së Kufizuar të Shqipërisë. Deri tani ne nuk kemi një përgjigje por ne besojmë shumë që ky proces do të vazhdojë”, tha Tafaj.

Ne konference per shtyp ishte i pranishem dhe presidenti i Bashkimit Boteror te te Verberve z.Arnt Holte, i cili vuri theksin tek ligji i perfaqesimit. Sipas tij personat me aftesi te kufizuara duhet te perfaqesojne veten. Mohimi i perfaqesimit shkel dinjitetin njerezor, i cili eshte baza e te drejtave themelore te njeriut.

Top Channel