Vesa: Do të vazhdoj të provoj veten në zhanre të tjera

20/01/2014 00:00

E ka quajtur veten vajza e ‘talent show-ve’. Kete here Vesa u ndal vetem
nje hap perpara finales, por kjo nuk e ka dekurajuar aspak. Ja cfare
tregon ajo ne fund te kesaj eksperience te gjate.

Vesa, nuk arrite te prekesh finalen. E zhgenjyer nga zgjedhja e Almes?

E kisha me shume deshire finalen por ‘karma eshte e pabese’. Une nuk bej pjese tek ata persona qe gjykojne vleresim e tjetrit. Alma eshte profesioniste, ajo e di mire se cfare zgjedh dhe une e respektoj vendimin e saj. Megjithate, me erdhi mire qe e tha perpara publikut se, isha zeri me potent ne skuadren e saj dhe kete e kam vertetuar shume mire gjate gjithe javeve duke pranuar te kendoj kenge qe te tjeret nuk kishin guxim.

Mendon se do te kishe arritur ne finale, nese do te ishe ne skuader tjeter?

S’e di, ndoshta… por asnjehere nuk i dihet. Duhet te kemi kujdes qe ne fillim ne perzgjedhjen e trajnerit

E dhe ti maksimumin tend?

S’mund te them dhashe maksimumin tim ne cdo interpretim. Nje artist i vertete nuk kenaqet asnjehere me veten. Megjithate, jo gjithmone varet vetem nga ty. Nje performance varet nga te gjitha kushtet. Me ka ndodhur shpesh here te me pengoje veshja jo fort komode e ndonjehere gjendja shendetesore. Te gjitha keto sigurisht qe ndikojne ne nje performance. Megjithate une jam munduar me te gjitha forcat t’i kapercej keto lloj problemesh, ndryshe nuk do te arrija ne gjysmefinale.

Cfare do te marresh me vete nga ‘The Voice’?

Nga “Voice” kam fituar disa ‘covera’ me performanca shume te bukura. Nga ana tjeter zura nje shoqeri te re me konkurrentet per te cilet jam shume e lumtur qe i kam njohur dhe do t’i kem ne vazhdim ne jeten time.

Ti je shprehur se ‘do te mbahesh mend si vajza e talent show-ve’. Cili do te jete talent show i rradhes?

Pse nuk eshte ashtu?! Do te vazhdoj te provoj veten edhe ne zhanre te tjera qe kane lidhje me artin. Une s’jam vetem kengetare…

Ke pasur ndonje moment te veshtire gjate performancave te tua, te cilin mund te na e zbulosh tani?

Momenti me i veshtire per nje kengtar gjate interpretimit live, eshte ai momenti kur nuk e degjon dot veten. Ne kete rast, po flas per ceshtje teknike dhe te tilla ne nete live ka gjithmone te tilla.

Tashme i njeh finalistet, cili mendon se do te jete fituesi?

Deshiroj suksese per te katert. Uroj te fitoj ai qe e meriton me shume ate nate! Faleminderit, ju do Vesa!

Marre nga faqja zyrtare e “The Voice of Albania”

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta