Të premten finalja e “The Voice”

20/01/2014 00:00

Të premten mbrëma do të zbulohet zëri më i mirë i Shqipërisë në “The Voice of Albania”. Florenti, Sigi, Bora, apo Krenari?

Nëse fituesi i spektaklit është një, në fakt në këtë udhëtim 17-javor të gjithë pjesëmarrësit kanë fituar diçka: përvojë me shumë, performanca në skenë, emocione dhe ajo çka çdo artist ëndërron: vëmendjen e publikut.

“The Voice 3 më është dukur një udhëtim shumë më i shkurtër në krahasim me 2 edicionet e para, por ajo që më bën po aq përshtypje, dhe që mund t’u bëjë edhe atyre që na shohin nga shtëpia, është fakti se si ka mundësi që pas gjithë këtij kërkimi gjithandej ku ka shqiptarë, edhe në edicionin e tretë të ketë një kastë kaq të mirë talentesh me zëra kaq të jashtëzakonshëm? E vërteta është që në edicionin e 3 ne kemi patur 12 më të mirë në krahasim me 2 edicionet e shkuara. Pra ka një përmirësim thelbësor të atyre që kanë ardhur aty, dhe jo vetëm talenteve të pazbuluara, por edhe profesionistëve që vendosin të vijnë në The Voice, jo vetëm për t’u shpallur zëri i shqiptarëve, por mbi të gjitha për t’u promovuar, që është besoj unë vlera më e madhe që ka ky program. Është një dhuratë që jepet falas të gjithë atyre që kanë talent dhe madje mund ta kenë treguar në bare të vogla, apo mund të kenë bërë një videoklip. Por një performancë që del në The Voice, transmetohet live dhe pastaj kalon në faqen e Top Channel dhe rrjedhimisht në Youtube, ka po aq klikime sa këngëtarë të njohur shqiptarë që kanë 20 vite që e bëjnë këtë punë. Kjo është mbase një shtysë edhe më e madhe që besoj që do të sjellë të tjerë emra dhe zëra të mrekullueshme në The Voice 4”,  thotë Ledion Liço, prezantues i The Voice.

Sa u përket finalistëve, performancat e tyre të mëparëshme, publiku mund t’i  rishikojë në faqen e internetit ëëë.top-channel.tv, në seksionin e dedikuar “The Voice”.

Për të vendosur të preferuarin, të cilin mund ta votojë mbrëmjen e së premtes:

“Dihet që promovimi kushton, në The Voice of Albania promovimi është falas, shihemi në finale”, mbylli fjalën e tij, prezantuesi Ledion Liço.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta