PD: Qeveria dështoi me tatimet

20/01/2014 00:00

Dy dite pas takimit të Kryeministrit Rama me administratën tatimore,
Partia Demokratike akuzoi Qeverinë për fshehjen e të dhënave, që sipas
saj tregojnë se është rritur evazioni fiskal dhe arkëtimet janë ulur.

Ish-zevendesministri i Financave, Florion Mima, nuk i beri publike keto te dhena, por tha se Kryeministri mbajti te fshehte disa te verteta turperuese per qeverine e tij.

“Nuk u tha që kundër sipërmarrjes është përdorur policia për nxjerrjen e taksave duke prishur klimën e të bërit biznes dhe duke krijuar terror. Nuk u tha që është rritur borxhi ndaj biznesit. Më parë rimbursimi i TVSH-së ishte rreth 8 milionë dollarë në muaj, aktualisht ai është rreth 2.5 milionë dollarë në muaj”, tha Mima.

Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin edhe per arsyen perse ai nuk permendi, si nje nga faktet me te renda te Qeverisjes se tij, nderhyrjen e paligjshme ne sistemin kompjuterik tatimor.  

“Kryeministri nuk tha asnjë fjalë për ndërhyrjet e dirigjuara në sistemin kompjuterik të tatimeve dhe po ashtu nuk u tregoi tatimorëve, por edhe shqiptarëve, se përse veshja e zyrtarëve qenka më e rëndësishme se detyrimi ligjor i ruajtjes së të dhënave të deklaratave tatimore? Ne kemi arsye të besojmë se e gjitha kjo është bërë për të fshirë në mënyrë korruptive borxhet e firmave afër qeverisë”, tha Mima.

Duke iu referuar deklarates se Kryeministrit per hartimin e nje ligji qe fal gjobat ndaj bizneseve qe nga marsi i 2013-es, Partia Demokratike i kujtoi kryeministrit Rama se ne dhjetor ai nuk e miratoi amendamentin e opozites per kete çeshtje.

“Meqënëse paska ndryshuar mendje, ne e ftojmë sërish që të votojë amendamentin tonë, në çeljen e sesionit të ri parlamentar”, tha Mima.

Top Channel