Edhe kur nuk është duke pozuar për sete fotografike të ndryshme, Irina Shayk nuk largohet dot nga aparati fotografik.

Modelja 28-vjeçare postoi në Instagram një foto ku shihet duke pushuar në një plazh meksikan. Fotoja është aq e mrekullueshme sa mund ta ngatërrosh me një shkrepje profesionale ose me një kartolinë.

Irina Shayk, e dashura e futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldo, është bërë e njohur në vitin 2007, kur nisi të pozonte tek revista ‘Sports Illustrated’.

Gjatë vitit 2013, Irina ka pozuar për kopertinat e shumë revistave prestigjoze të modës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA