Bregdeti “mbytet” nga plehrat

20/01/2014 00:00

Grykderdhja e lumit Ishëm fshihet pas një rruge pa rrugë që përfundon në Detin Adriatik, në pjesen e Gjirit të Kepit të Rodonit apo me saktë në nisje të tij, diku rreth 40 kilometra nga Tirana.

Peshkatarët janë vizitorët e vetëm… Halli i detyron, siç thonë të hyjnë këtu çdo dite për të nxjerre mbijetesën mes ishujeve të plehrave që sjell e depoziton lumi i Ishmit nga kryeqyteti, por edhe zonat e tjera që ngrihen rreth trupit të tij…

“Të gjitha llojet e mbeturinave i sheh ketu. Drunj, kanaçe, populli i hedh në lume. Ky nuk është për plazh për asgjë. Po nuk u be filtrimi eshte e kote. Nuk behet plazh pasi merr infeksion”, tha për “Shqipërinë Tjetër” një peshkatar.

Ata tregojne per nje kohe te shkuar para viteve 90, kur gjendja ishte krejt tjeter e zona qe sot duket e pashprese ruante fytyren e nje parajse te vogel: “Ketu eshte mizerabel. Gjithe pislliqet e Tiranes ketu vijne. Ne kohen e Enverit ne kemi pas pire uje ne kete vend”,

Ne kete vend ka gjithcka. Kepuce te cfaredolloji, te cdo numri, nje top i shfryre, kanaçe te ndryshme, bidona te ndryshem, mbetje te cfaredollojshme. Nje pjese vazoje, shapka, kepuce, bidona te tjere. Ndotja eshte kudo ne ekstrem te saj. Eshte e veshtiren te gjesh ketu edhe nje pellembe rere qe te mos jete e ndotur.  

Jo vetem ne toke, por edhe ne uje e kudo ndihet niveli i larte i ndotjes qe siç thone peshkataret, por zhduk edhe te gjithe gjallesat e detit.

Ndotja nuk kufizohet vetem rreth grykederdhjes se Ishmit. Ajo vazhdon per kilometra te tere. Eshte e veshtire per te mos thene e pamundur te besh nje bilanc sepse pamja duket vertete katastrofike.

Banoret flasin per premtime te njepasnjeshme qe jane bere per pastrimin e kesaj zone, por deri me sot vec tyre asgje tjeter nuk eshte dukur se ketejmi. Pamjet përrallore qe ofron fshati Shetaj duken te dhimbshme  në perballje me vijen bregdetare.

Turiste qe ikin e vijne, e bashke me to ikin e vijne edhe shpresat e banoreve per te ndryshuar diçka… hera-heres perpiqen vete per te pastruar pjese te ndryshme te bregdetit, por eshte e veshtire te bllokosh nje goje te stermadhe siç eshte Ishmi. Ai vazhdon e vazhdon çdo dite te derdhe çte mundet, papushim…

“Turistët nuk vijnë. Ata që vijnë shohin kishën e kalanë, për të ikur menjëherë më pas”, thonë në zonë.

Edhe trupi i Kepit te Rodonit duket i perdhosur keqazi. Kisha e vjeter e Shen Ndout,  Kalaja e famshme e Skenderbeut… Gjithçka si nje imazh real qe perseritet e perseritet pa pushim.

Kohe me pare u investua per te ndertuar rrugen…sa i takon plehrave serisht asgje. Kjo pjese lengon ne kete gjendje, ndersa ne krahun tjeter te kepit te rodonit , ne pjesen e Lalezit ngrihen nen lluks vilat e politikes.

Ndotja vijon thuajse e njejte deri ne Kepin e Rodonit.  Kjo zone e gjere nga grykderdhja e ishmit e deri ketu mund te ishte nje pike e rendesishme turistike sepse natyra i ka dhene gjithcka per te qene e tille. Ndryshe nga çfarë eshte sot, nje zone, nje pjese e zaptuar nga plehrat.

Top Channel