Bieber në telashe me drejtësinë

20/01/2014 19:30

Justin Bieber është në teleshe serioze me drejtësinë, pasi në banesën e tij u gjetën sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike pas bastisjes së realizuar nga policia gjatë javës së shkuar.

Të paktën, kjo është ajo që raporton revista rozë “TMZ”. Mbi bazën e dyshimeve të ngritura nga burimet e tyre, autoritetet amerikane vendosën që të kontrollonin supervilën e 19-vjeçarit, ku siç duket gjetën disa kavanozë të mbushur me marijuanë.

Njëkohësisht, u gjetën edhe disa tableta, që janë specifikuar si një lloj tjetër droge si dhe tre cigare të përgatitura hashashi.

Shtëpia private e Bieber ishte vendosur prej kohësh në qendër të dyshimeve, pas festave të shfrenuara që dihet se këngëtari organizon në të.

Top Channel