
Ai nuk e preku dot finalen, por sipas asaj qe thote ne kete intervsite,
kjo nuk e ka merzitur aspak, perkundrazi, eshte i lumtur qe ka qene
pjese e kesaj eksperience.
Veç kesaj, ai na zbulon edhe sekretin per natyren e tij te qete. Lexojeni!
Eksperienca jote ne ‘The voice of Albania’ perfundoi. Si ndihesh?
Ndihem shume mire. Nuk jam aspak i merzitur. Kjo ka qene nje nder eksperiencat me te bukura te jetes sime. Te performoja ne nje skene si ‘The Voice’ ka qene nje nga endrrat e mia dhe jam tej mase i lumtur qe e kam realizuar.
Ne intervisten e pare je shprehur se do ‘ishe i lumtur nese njeri prej tre musketiereve do te shkonte ne finale’. I qendron ende te njejtit mendim apo ndihesh keq qe nuk ishe ti i perzgjedhuri?
Sigurisht qe po! Jam shume i kenaqur qe ishim te tre ne gjysmefinale dhe qe Sidi zgjodhi Florentin si finalist. E ka merituar plotesisht!
Mesuam qe pate veshtiresi me performancen e fundit ldihur me lartesine. Si eshte kjo histori? Ke frike nga lartesia?
Po, pata mjaft veshtersi pasi une e kam shume frike lartesine. Megjithate e mblodha veten duke u perpjekur qe te mos shoh shume poshte dhe u perqendrova tek kenga duke e harruar shqetesimin tim.
Per cfare te sherbeu kjo eksperience?
Me ka ndidhmuar teper. E para, gjeta miq. Miq te vertete. Pata mundesine te njihem me njerez te cilet i kisha pare vetem ne TV mbi te gjitha te punoj me ta. Me e rendesishmja, me mesoi se si duhet te jete nje artist i vertete, si te komportohem me skenen dhe me publikun i cili eshte shume e rendesishme ne jeten e nje artisti.
Ke fituar popullaritet. Cfare te jep me shume kenaqesi tani qe ndjekesit e tu jane me te shumte ne mumer?
Fakti qe njerezit tani me njohin, stilin, rrymen, zerin. Me njohen mua, ky eshte sadisfaksioni me i madh. Qe ne fillim e doja kete mundesi dhe kete ma dhuroi pjesemarrja ne ‘The Voice’
A ke ndonje pasion tjeter pervec muzikes?
Po! Kam Boksin. E dua shume ate sport sepse me cliron nga gjithe energjia negative dhe me mbush vetem me energji pozitive. Ndoshta kjo shpjegon natyren time te qete.
Cili eshte projekti yt me afert? Ku do mund te te shohe publiku tani?
Projekti im me i ri do te jete realizmimi i nje kenge sebashku me videoklip per te cilin jam duke punuar. Do te jete vertete i vecante pasi jam duke punuar me nje ekip te vertete profesionistesh. Shpresoj shume qe publiku ta mireprese.
Tashme i njeh finalistet, cili mendon se do te jete fituesi?
Per mua te kater finalistet jane fitues. Fakti qe kane arritur deri aty do te thote qe e meritojne te katert. Mirepo, Krenari eshte nga Shkupi dhe zemra ma do qe cmimi te shkoj ne Shkup, por nga ana tjeter eshte Florenti te cilin e kam shume shok. Shpresoj qe njeri prej tyre te jete fitues. U uroj shume fat!
Marre nga faqja zyrtare e “The Voice of Albania”
Top Channel